Bujar Shabani kalon te Ferizaj

  • A.P /
  • 30 May 2022 - 22:50
Bujar Shabani kalon te Ferizaj

Klubi i rikthyer në Superligën e Kosovës, Ferizaj, po vazhdon me përforcime për sezonin e ardhshëm.

Ky klub sonte ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje edhe me Bujar Shabanin

Mesfushori i njohur së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit, teksa më herët ka luajtur edhe te Shkupi, Drita, Feronikeli e Skënderbeu.

Për 31-vjeçarin është ky një rikthim te skuadra nga vendlindja e tij.

“Klubi jonë vazhdon me përforcime të tjera! Mesfushori i mirënjohur Bujar Shabani sot ka nënshkruar kontratën me klubin tonë. Shabani pas një sezoni shumë të mirë me KF Dukagjinin, ka vendosur që sezonin 2022/23 të jetë pjesë e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit të Ferizajt.

(Kosova Sot Online)