Vinicius kërkon pyetje në spanjisht
Vinicius Junior u përball me një moment të pazakontë gjatë konferencës për media pas barazimit 1-1 të Brazilit ndaj Marokut në Kupën e Botës.
Ylli brazilian ishte një nga protagonistët e ndeshjes, pasi shënoi golin e parë të Brazilit në këtë Botëror. Maroku kishte kaluar në epërsi përmes Ismael Saibarit, por Vinicius barazoi rezultatin në minutën e 32-të me një aksion individual shumë të bukur. Ai u fut nga krahu, e zhvendosi topin në këmbën e djathtë dhe goditi fuqishëm, duke e dërguar topin në rrjetë përtej portierit Bono.
Megjithatë, paraqitja e Brazilit nuk ishte ndër më bindëset. Skuadra e Carlo Ancelottit, pesë herë kampione e botës, pati vështirësi gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, sidomos në mesfushë, ku Maroku arriti të krijonte shumë probleme, veçanërisht në pjesën e parë.
(Kosova Sot Online)
