De Jong i vendosur: Jam i lumtur në Barcelonë

  • A.P /
  • 31 May 2022 - 15:13
De Jong i vendosur: Jam i lumtur në Barcelonë

Frenkie de Jong nuk po planifikon të largohet nga Barcelona.

Mesfushori holandez nuk po gjen hapësira në ekipin e Xavi Hernandezin dhe të gjithë mendonin se këtë verë ai do t’i bashkohej bashkëkombësit të tij, Erik Ten Hag në Manchester United.

Mirëpo, ish-futbollisti i Ajaxit ka frenuar gjithçka, duke e bërë të qartë mendimin e tij për të ardhmen.

“Dua të rri këtu, e kam thënë tashmë, ky është klubi i ëndrrave të mia. Nuk dua të flas më për spekulime, nuk ka asgjë zyrtare me askënd”, u shpreh mesfushori holandez.

Mediat spekuluan ditë më parë se trajneri i ri i United, Ten Hag kishte kontaktuar me përfaqësuesin holandez.

Por, deri tash asgjë nuk ka konkrete.

Nga ana e saj, Barcelona do ta shiste lojtarin për 70 milionë euro.

(Kosova Sot Online)