Arrihet marrëveshja, Milani shitet për 1,2 miliard euro

  • S.A /
  • 01 June 2022 - 10:58
Arrihet marrëveshja, Milani shitet për 1,2 miliard euro

RedBird Capital ka arritur marrëveshje për blerjen e Milanit nga Elliott Advisors. Grupi i investimeve ka aksione në Fenway Sports Group, pronarë të Boston Red Sox dhe të Liverpoolit. Mediat e huaja raportojnë se marrëveshja e arritur e kap shifrën e 1,2 miliard eurove. Elliott nuk do të tërhiqet tërësisht pasi do të ketë pak aksione dhe ulëse në bord. Milani e fitoi së fundmi titullin e kampionit në Itali për herë të parë pas 11 vjetësh pritjeje. 

Në deklaratën e RedBird thuhet: “Prioritet i RedBird është që të punojë me titullin e fituesit sportiv dhe me menaxhmentin e klubit, për ta vazhduar rrugëtimin e Milanit për t’u rikthyer në majat e futbollit evropian. Një kombinim i një ekipi të suksesshëm në fushë, zhvillimi i lojtarëve dhe përforcimet, një operacion komercial i nivelit të lartë dhe eksperienca e RedBird në operimin dhe ndërtimin global të bizneseve sportive, do të sigurojë që kapitulli në historinë e lavdishme të Milanit do t’i dërgojë Kuqezinjtë në lartësi edhe më të madhe.”

Themeluesi dhe partneri menaxherial i RedBird Founder, Gerry Cardinale shtoi:

“Ne jemi të nderuar që do të jemi pjesë e historisë së shkëlqyeshme të Milanit dhe mezi presim ta marrim rolin kapitullin e ri të klubit, ndërsa ai të rikthehet në vendin e duhur në krye të futbollit italian, evropian dhe botëror.”

Pra, me pronarët e rinj, Milani synon të rikthehet në majat e futbollit botëror, njëjtë siç ishte në fillim-vitet e 2000-ta.

(Kosova Sot Online )