Kombëtarja e Kosovës niset për në Qipro

  • S.A /
  • 01 June 2022 - 10:19
Kombëtarja e Kosovës niset për në Qipro

Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Qipro, ku do ta nisë kampanjën e re të Ligës së Kombeve.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamje nga nisja e kontingjentit kosovar drejt tokës qipriote.

“Dardanët” do ta zhvillojnë nesër ndeshjen e parë të muajit qershor ndaj Qipros.

Kurse, sot pritet ta zhvillojnë një stërvitje të lehtë, derisa në ditët e kaluara ushtruan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më pas, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C, Verdhekaltrit do ta presin Greqinë më 5 qershor dhe Irlandën e Veriut më datën 9.

E maratonën e pjesës së parë të qershorit ekip i Alain Giresse do ta mbyllë me ndeshjen ndaj Greqisë në udhëtim, që do të luhet më 12 qershor.

“Dardanët” synojnë të bëjnë paraqitje sa më të mira në këto katër ndeshje dhe të arrijnë rezultate pozitive. 

(Kosova Sot Online )