Anulohet ndeshja Kanada – Panama, arsyet ekonomike

  • S.A /
  • 06 June 2022 - 12:05
Anulohet ndeshja Kanada – Panama, arsyet ekonomike

Mbrëmë është dashur të zhvillohej ndeshja miqësore ndërmjet Kanadasë dhe Panamasë. Por, ajo është anuluar për shkak të ngjarjeve të pazakonta që kanë ndodhur brenda ekipit nga Amerika Veriore. Motivi? Kërkesa e më shumë të drejtave ekonomike në vazhdën e Botërorit 2022, në të cilin kanadezët janë kualifikuar tashmë.

Më në detaje, lojtarët duan më shumë transparencë dhe një rishikim të marrëveshjes me “Canadian Soccer Business”, të cilin e kishte arritur Federata e Futbollit të KAnadasë, por edhe një strukturë të së drejtës së pagesës.

Jo vetëm kaq: për Botëror, lojtarët kanë kërkuar premi prej 40% në të holla dhe një paketë e plotë shërbimesh të shërbimeve për prindërit, miqtë dhe të ftuarit. 

(Kosova Sot Online )