Spektakël: Kosova 2:1 Irlanda e Veriut

  • A.P /
  • 09 June 2022 - 21:15
Spektakël: Kosova 2:1 Irlanda e Veriut

45′ Gol. Irlanda e Veriut e ngushton epërsinë.

43′ Kosova edhe një herë shumë pranë golit, por topi shkon pak mbi portë.

41′ Goditje dënimi e rrezikshme për Irlandën e Veriut, por pa rrezik për “Dardanët”.

 

32′ Florent Muslija me goditje mjeshtërore nga distanca, por intervenon bukur portieri irlandez.

30′ Rashica me një depërtim nga e majta, por gjuajtja e tij përfundon direkt e në portierin e Irlandës së Veriut.

 

Kosova 2:0 Irlanda e Veriut

28′ Kartoni i parë i verdhë në ndeshje. Ndëshkohet Lavery, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Donat Rrudhanit.

22′ Rashica godet nga distanca, por plogësht.

19′ GOOOOOL. Shënon Zymer Bytyqi për 2:0

18′ Zymer Bytyqi depërton nga e majta, por bllokohet harkimi. Goditje nga këndi për Kosovën.

17′ Rashica gjendet bukur para portës, por portieri ia mohon golin.

16′ Kastrati godet, por bllokohet.

9′ Kosova shënoi në minutën e nëntë, numri që e kishte në fanellë Fadil Vokrri, që sot mbushi katër vite që kur u nda nga jeta.

9’ GOOOOOOOL 1-0. Vedat Muriqi shënon nga penalltia.

8′ Penallti për Kosovën.

2′ Goditja e parë nga këndi për mysafirët.

1′ Starton ndeshja

20:41. Intonohet himni i Irlandës së Veriut.

20:10. Lojtarët e dy ekipeve tashmë kanë dalë në nxemje dhe po bëhen gati për ndeshje.

(Kosova Sot Online)