Tuchel e dëshiron yllin e Man Cityt

  • A.P /
  • 19 June 2022 - 09:27
Tuchel e dëshiron yllin e Man Cityt

Raheem Sterling duket se i ka ditët e numëruara në Manchester City.

Anësori anglez mund të largohet këtë verë nga “Etihad Stadium”

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Sterling është një nga futbollistët e dëshiruar nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

Chelsea është i interesuar për shërbimet e 27-vjeçarit dhe po eksploron mundësitë e një marrëveshjeje.

Ende nuk ka biseda direkte mes dy klubeve, apo ndonjë ofertë. Ky operacion varet edhe nga lëvizjet e lojtarëve si Lukaku, Dembele dhe të tjerë.

(Kosova Sot Online)