Chelsea synon transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt

  • S.A /
  • 20 June 2022 - 11:49
Chelsea synon transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt

Chelsea është duke planifikuar që të përforcohet në repartin e mbrojtjes pas largimit të Antonio Rudigerit.

“Blutë” thuhet se janë duke shqyrtuar mundësinë për të nënshkruar me Nathan Aken, i cili nuk shihet të jetë në planet e Manchester Cityt.

Pavarësisht se “Qytetarët” paguan 45 milionë euro për holandezin, ata thuhet se janë të gatshëm të lejojnë largimin e tij.

Sipas “The Telegraph”, Chelsea pritet që së shpejti t’i fillojë bisedimet me 27-vjeçarin.

Ish-futbollisti i Bournemouthit me Man Cityn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Bazuar në “Transfermarkt”, Nathan Ake në treg vlerësohet me 25 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )