Bugatti 2.5 milionë euro i Ronaldos “shkatërrohet” në Mallorca

  • A.P /
  • 20 June 2022 - 19:13
Bugatti 2.5 milionë euro i Ronaldos “shkatërrohet” në Mallorca

Cristiano Ronaldos nuk i kanë shkruar mirë pushimet në Mallorca

Cristiano Ronaldo do të duhet ta rregullojë ose ta blejë një Bugatti të ri pasi që ky i fundit është shkatërruar.

Ylli portugez është në pushime verore në Mallorca bashkë me gruan e tij Georgina dhe fëmijës. Por e përditshmja Periodico Mediterraneo ka thënë se një nga punëtorët e Ronaldos e ka shkatërruar Bugattin pasi që humbi kontrollin e automjetit dhe goditi hyrjen e shtëpisë ku pushonte Ronaldo.

Vozitësi nuk ka pësuar lëndime të mëdha por pjesa e përparme e veturës po.

Sipas kësaj media, policia spanjolle ka filluar hetimet për këtë aksident, ndërkaq më parë mediat tjera kanë raportuar se vetura Bugatti e Ronaldos ka kushtuar diku rreth 2.5 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)