Shabani rikthehet te Llapi

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 17:06
Shabani rikthehet te Llapi

KF Llapi po vazhdon me përforcime në prag të ndeshjeve në Ligën e Konferencës, si dhe për sezonin e ardhshëm në futbollin tonë.

Klubi nga Podujeva ka njoftuar këtë të premte se ka arritur marrëveshje me Alban Shabanin.

Mesfushori me tipare defanzive me Llapin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 2024.

Për Shabanin është ky një rikthim në “Zahir Pajaziti”, pasi ai ka qenë pjesë e llapjanëve nga viti 2018 deri më 2020.

(Kosova Sot Online)