Ten Hag e gjen zëvendësuesin e Ronaldos

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 09:42
Ten Hag e gjen zëvendësuesin e Ronaldos

Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez dje kërkoi largimin nga klubi.

Mungesa e transferimeve dhe mospjesëmarrja në Champions League janë ndër faktorët kryesorë të dëshirës së tij për largim nga “Teatri i Ëndrrave”.

Ndërkohë, Erik ten Hag dëshiron ta zëvendësojë pesë herë fituesin e Topit të Artë me sulmuesin brazilian të Ajax, Antony, 22 vjeç, nëse sulmuesi portugez, 37 vjeç, lejohet të largohet këtë verë. 

(Kosova Sot Online)