Zbulohet oferta e Chelseat për Ronaldon

  • G.G /
  • 07 July 2022 - 11:45
Zbulohet oferta e Chelseat për Ronaldon

Chelsea është njëri prej klubeve të interesuar për Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez e ka kërkuar largimin nga Manchester United pasi nuk dëshiron ta lëshojë mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Prandaj, në ditët e fundit CR7 është vërshuar nga ofertat.

Për të flitet se interesim ka shfaqur Barcelona, por edhe Atletico Madridi në Spanjë.

Në Gjermani u fol për një interesim eventual të Bayern Munichut, i cili së fundmi hoqi dorë nga ai.

Ndërsa, një tjetër klub që e do Ronaldon është Chelsea.

“Football Insider” madje e ka zbuluar ofertën e “Blues” për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Gjithnjë sipas këtij portali, londinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë 16,5 milionë euro për portugezin, i cili ka kontratë edhe një vit me Man Utd.

“Djajtë e Kuq”, nga ana e tyre, janë dorëzuar dhe janë të gatshëm ta shesin portugezin, teksa në vend të tij do të mundohen ta transferojnë Paulo Dybalan. 

(Kosova Sot Online)