Sanches s’e do më Milanin, pranon t’i bashkohet një gjiganti tjetër evropian

  • A.P /
  • 11 July 2022 - 19:39
Sanches s’e do më Milanin, pranon t’i bashkohet një gjiganti tjetër evropian

Renato Sanches pritet të jetë përforcimi i radhës i Paris Saint-Germainit.

“Le Parisien” ka raportuar këtë të hënë se mesfushori portugez ka pranuar që t’i bashkohet kampionëve të Francës

Sanches ishte i lidhur me një transferim te Milani, por sipas mediumit francez, ai nuk është më i interesuar për t’u transferuar në “San Siro”.

Transferimi i 24-vjeçarit te Paris Saint-Germaini pritet të mbyllet për 10 milionë euro.

Megjithatë, sipas raportimit, bisedimet po shkojnë ngadalë sepse Lille dëshiron më shumë se 10 milionë.

Kontrata e Sanchesit me Lille skadon më 30 qershor 2023. 

(Kosova Sot Online)