Llapi “e blindon” edhe për një vit Francisco Riveran

  • G.G /
  • 12 July 2022 - 13:22
Llapi “e blindon” edhe për një vit Francisco Riveran

Llapi i ka siguruar edhe për një vit shërbimet e njërit prej lojtarëve kryesorë të tij.

Francisco Rivera e ka vazhduar kontratën për një vit me fituesin e Kupës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Llapi, i cili ndërkohë po përgatitet për ndeshjen e rëndësishme të Conference Leagues, që do ta luajë të enjten.

“Mesfushori ofensiv më i vlerësuar në Superligë, meksikani Francisco Rivera ka vazhduar bashkëpunimin me klubin tonë edhe për edicionin e ardhshëm. Ky rinovim me Riveran është i mirëseardhur në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Budućnost Podgoricës që skuadra jonë do ta zhvilloi më 14 korrik në Stadiumin “Fadil Vokrri”, njofton klubi llapjan.

Rivera ishte ndër futbollistët më të mirë të ekipit në sezonin e kaluar duke i zhvilluar 31 ndeshje, ndërsa i realizoi 8 gola dhe i bëri 2 asistime në gjithsej 2.313 minuta të zhvilluara.

“Vizioni i lojës nga Rivera, mençuria e tij dhe qetësia para golit janë disa nga karakteristikat që e bëjnë atë ndër mesfushorët më të mirë në Superligën tonë.

Vazhdojmë Super Riva”, ka shkruar tutje Llapi në faqen zyrtare në Facebook. 

(Kosova Sot Online)