Zyrtare: Kreshnik Uka i bashkohet Prishtinës

  • E. /
  • 15 July 2022 - 12:34
Zyrtare: Kreshnik Uka i bashkohet Prishtinës

Top-shënuesi i Superligës për edicionin e kaluar në fanellën e Drenicës me 19 gola në 26 paraqitje, Kreshnik Uka është futbollisti më i ri i FC Prishtinës.

Sulmuesi i i njohur ishte huazuar te Drenica në janar të vitit 2021, vit në të cilin Prishtina u shpall kampion.

27-vjeçari ka firmosur kontratë të re dy-vjeçare me FC Prishtinën, të cilës tash e disa ditë i është bashkuar në fazën përgatitore me ç’rast në dy ndeshjet e para miqësore i ka realizuar edhe dy gola me fanellën “bardhekaltër”.

(Kosova Sot Online)