Lexoni edhe:
Pesë pikat e rezolutës për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi që u miratua dje, çka obligohet Serbia?
Robert Lewandowski do të jetë përforcimi i radhës i Barcelonës. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Bayern Munichi më në fund ka lejuar shitjen e sulmuesit polak.
Sipas gazetarit italian, klubi gjerman ka pranuar ofertën prej 50 milionë eurosh të Barcelonës.
Marrëveshja pritet që të finalizohet e gjitha në këtë fundjavë.
Lewandowski që nga muaji shkurt thuhet se ka marrëveshje personale me katalunasit, derisa së fundi kishte shprehur haptazi deshirën e tij për t’u larguar nga “Allianz Arena”.
Pasi marrëveshja mes klubeve të finaliziohet, 33-vjeçari do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare me Barçën.
(Kosova Sot Online )