Barçës i soset shkronja “W” në prodhim, mbeti pa shitur fanella të Lewandowskit

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 14:11
Barçës i soset shkronja “W” në prodhim, mbeti pa shitur fanella të Lewandowskit

Barcelona ka hasur në një pengesë të pazakontë dhe të papritur.

Dyqani zyrtar i gjigantit katalunas ka mbetur pa fanella të përforcimit më të ri, Robert Lewandowski, përkundër interesimit të madh të tifozëve për ta pasur një të tillë, shkruan mediumi britanik “Daily Star”

Në fakt, qendrës së printimit të katalunasve u ka mbaruar shkronja “W” që vendoset në fanellë dhe kjo ka bërë që të ndalet prodhimi i fanellave të sulmuesit të deridjeshëm të Bayern Munichut pasi në mbiemrin e tij figuron dy herë kjo shkronjë.

(Kosova Sot Online)