Preston Knwoles, përforcimi i parë i huaj te Vëllaznimi

  • A.P /
  • 25 July 2022 - 16:53
Preston Knwoles, përforcimi i parë i huaj te Vëllaznimi

KB Vëllaznimi po vazhdon me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Klubi gjakovar ka njoftuar këtë të hënë për transferimin e Preston Knowles.

Basketbollisti amerikan është i gjatë 187 centimetra, teksa luan në pozitat 1 dhe 2.

Knowles ka përvojë të madhe në disa nga ligat prestigjioze, si në G League të Amerikës, në Kroaci, Itali, Izrael, Greqi e Ukrainë.

Knowles është përforcimi i parë i huaj te Vëllaznimi. 

(Kosova Sot Online)