
Camavinga – Benzema, spektakël francez në stërvitjen e Realit

Real Madridi po i vazhdon përgatitjet për sezonin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Los Blancos” janë të vendosur që ta kenë një tjetër sezon prej protagonistësh dhe për ta bërë këtë, po ushtrojnë fort në tokën amerikane.
E protagonist në stërvitje po vazhdon të jetë favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë, Karim Benzema
Sulmuesi francez e shfaqi klasin e tij edhe në stërvitjen e fundit, me një gol pas një veprimi spektakolar.
Veterani i sulmit e mori një top nga super-talenti Eduardo Camavinga për ta bërë një finalizim brilant, në një spektakël të tërin francez në stërvitjen e radhës së kampionit evropian.
Benzema po e tregon në stërvitje se e pret një tjetër sezon brilant pasi forma e tij sa vjen e përmirësohet.
(Kosova Sot Online)