Hekuran Kryeziu bëhet me ekip të ri

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 13:26
Hekuran Kryeziu bëhet me ekip të ri

Hekuran Kryeziu është bërë me ekip të ri sot.

Futbollisti kosovar i është bashkuar Winterthurit.

Klubi zviceran e ka zyrtarizuar transferimin e përfaqësuesit kosovar, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, deri në verën e vitit 2024,.

Mesfushori kreativ do t’i sjellë kualitet të madh klubit nga Superliga zvicerane, ndërsa do të mundohet ta japë më të mirën për t’i arritur objektivat me klubin e ri.

29 vjeçari ka përvojë të madhe në futbollin zviceran, ku e kaloi krejt karrierën, ndërsa i ka zhvilluar 27 ndeshje edhe me Kombëtaren e Kosovës.

“Hekurani do t’i sjell shumë eksperiencë klubit tonë pasi ka përvojë të madhe në Superligë dhe në garat ndërkombëtare. Ne i urojmë mirëseardhje të ngrohtë Hekuranit në Winterthur dhe ia urojmë më të mirën, shëndet, gëzime dhe suksese me klubin tonë”, ka shkruar klubi zviceran në faqen zyrtare në “Facebook”.

Kryeziu i ka zhvilluar 224 ndeshje në Superligën e Zvicrës, 19 në Kupën e Zvicrës dhe 10 në Europa League.

Hekurani, pasi e mbylli eksperiencën me Zurichun, tash do ta provojë një eksperiencë të re dhe do të mundohet ta rikthejë formën e dikurshme.

https://www.facebook.com/fcwinterthur/posts/483358440459803

(Kosova Sot Online)