Neto udhëton drejt Anglisë për të kompletuar transferimin te Bournemouthi

  • S.A /
  • 05 August 2022 - 09:34
Neto udhëton drejt Anglisë për të kompletuar transferimin te Bournemouthi

Neto karrierën do ta vazhdojë në Premierligë, teksa lëvizja e tij mund të zyrtarizohet këtë të premte. Portieri brazilian është pjesë e Barcelonës që nga viti 2019, por nuk ia doli asnjëherë të jetë opsioni i parë te katalunasit. Neto shprehi dëshirën e tij për t’u larguar, teksa largimi i tij nuk u pengua nga Barcelona, që së fundi arriti marrëveshje me Bournemouthin.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se 33-vjeçari, bashkë me përfaqësuesit e tij, do të udhëtojë sot drejt Anglisë për të kompletuar transferimin. Testet mjekësore gjithashtu janë të planifikuara.

Kësisoj, Neto pritet që së shpejti të fillojë një aventurë të re në karrierën e tij – duke nënshkruar me një klub anglez. Para transferimit te Barcelona, ai ishte pjesë e Valencias. Neto karrierë e ka bërë edhe te Juventusi, Fiorentina e Athletico Paranaense. 

(Kosova Sot Online )