Federata e Francës nuk e pranon kontratën e Galtierit me PSG-në

  • S.A /
  • 06 August 2022 - 10:32
Federata e Francës nuk e pranon kontratën e Galtierit me PSG-në

Federata e Futbollit e Francës nuk e ka pranuar kontratën e Christophe Galtierit me Paris Saint-Germainin. Francezi u emërua në pozitën e trajnerit te PSG-ja në muajin e kaluar, duke e zëvendësuar të shkarkuarin, Mauricio Pochettinon. Megjithatë, Federata e Futbollit e Francës (FFF) nuk e njeh ende atë si trajner të kampionëve të Ligue 1.

Sipas “L’Equipe”, kontrata dyvjeçare e Galtierit e nënshkruar me PSG-në nuk është miratuar nga Komisioni Federal i Trajnerëve të Futbollit, i cili u mblodh më 28 korrik, pasi ai nuk ka bërë “rikualifikimin” e diplomës UEFA Pro, një lloj përditësimi i njohurive të tij. Federata e Francës nuk e pranon kontratën e Galtierit me PSG-në.

Federata e Futbollit e Francës nuk e ka pranuar kontratën e Christophe Galtierit me Paris Saint-Germainin.

Francezi u emërua në pozitën e trajnerit te PSG-ja në muajin e kaluar, duke e zëvendësuar të shkarkuarin, Mauricio Pochettinon.

Megjithatë, Federata e Futbollit e Francës (FFF) nuk e njeh ende atë si trajner të kampionëve të Ligue 1.

Sipas “L’Equipe”, kontrata dyvjeçare e Galtierit e nënshkruar me PSG-në nuk është miratuar nga Komisioni Federal i Trajnerëve të Futbollit, i cili u mblodh më 28 korrik, pasi ai nuk ka bërë “rikualifikimin” e diplomës UEFA Pro, një lloj përditësimi i njohurive të tij.

Sipas rregulloreve, çdo trajner duhet të kryejë një testim në çdo tre vjet për të vërtetuar aftësitë në profesionin e tij.

Tani, sipas mediumit francez, Galtier do t’i duhet t’i shkruajë një letër FFF-së duke u zotuar të kryejë detyrimin e tij sa më shpejt që të jetë e mundur, ku si opsion mund të jetë koha kur luajnë ekipet kombëtare.

Ndryshe, Paris Saint-Germaini e nis sezonin e ri në Ligue 1 këtë të shtunë, me ndeshjen në udhëtim te Clermont.

(Kosova Sot Online )