Sevilla njofton zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Iscon

  • A.P /
  • 07 August 2022 - 12:56
Sevilla njofton zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Iscon

Isco do të vazhdojë karrierën në Spanjë, por te Sevilla.

Klubi spanjoll ka njoftuar këtë të diel për arritjen e marrëveshjes në parim për transferimin e 30-vjeçarit.

Sevilla gjithashtu bëri të ditur se Isco tashmë ka mbërritur për t’iu nënshtruar testeve mjekësore të hënën.

Dhe, nëse gjithçka shkon mirë, ai do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me Sevillan.


(Kosova Sot Online)