Man United – Brighton, Ronaldo në bankën e rezervistëve

  • A.P /
  • 07 August 2022 - 14:12
Man United – Brighton, Ronaldo në bankën e rezervistëve

Manchester United sot do të zhvillojë ndeshjen e parë për sezonin 2022/23 në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” janë nikoqirë të Brightonit. Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë për trajnerin, Erik ten Hag

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 15:00, në stadiumin “Old Trafford” – teksa tani janë bërë të ditura edhe formacionet.

Cristiano Ronaldo është në bankën e rezervistëve për këtë ndeshje, teksa mbetet të shihet nëse do të ketë minuta për të.


(Kosova Sot Online)