
Interi e zyrtarizon marrëveshjen për shkëputjen e kontratës me Alexis Sanchezin

Interi ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Alexis Sanchezin për ndërprerje të bashkëpunimit.
Klubi italian e ka falënderuar kilianin për tri sezonet e kaluara në “Guiseppe Meazza”, që kulmuan me fitimin e tre trofeve
Pas shkëputjes së kontratës, Sanchez ka mbetur lojtar i lirë dhe si i tillë mund të nënshkruajë me klubin e ri.
33-vjeçari është afër kalimit te Marsielle, teksa pritet që kjo lëvizje të zyrtarizohet këtë javë.
(Kosova Sot Online)