Mertens dhe Torreira zyrtarizohen te Galatasaray

  • A.P /
  • 08 August 2022 - 21:34
Mertens dhe Torreira zyrtarizohen te Galatasaray

Galatasaray ka prezantuar zyrtarisht dy përforcimet e fundit, Dries Mertens dhe Lucas Torreira.

Mertens ka kaluar te klubi turk si futbollist i lirë nga Napoli, kurse për Torreira besohet se me Arsenalin ka mbyllur marrëveshjen për 7 milionë euro

Sulmuesi belg ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë.

Kurse, mesfushori nga Uruguai ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2024. 

(Kosova Sot Online)