Marrëveshja po finalizohet, Man City transferon mbrojtësin spanjoll nga Anderlechti

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 21:04
Marrëveshja po finalizohet, Man City transferon mbrojtësin spanjoll nga Anderlechti

Manchester City ka siguruar shërbimet e futbollistit të ri spanjoll, Sergio Gomez.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi anglez po e mbyll marrëveshjen për transferimin e tij nga Anderlechti, 

Tarifa e transferimit do të jetë mbi 10 milionë euro, teksa tani do të diskutohen detajet e fundit dhe më pas të kompletohet marrëveshja.

Plani i Manchester Cityt ka qenë që ta huazojë Gomezin te Girona në Spanjë, por tani thuhet se “Qytetarët” mund të vendosin për mbajtjen e tij në skuadër.


(Kosova Sot Online)