Tifozi e kërkoi zëvendësimin, trajneri ia plotësoi dëshirën atij

  • A.P /
  • 15 August 2022 - 15:02
Tifozi e kërkoi zëvendësimin, trajneri ia plotësoi dëshirën atij

Futbolli i Amerikës së Jugut vazhdon të sjell lajme të pazakonta dhe të padëgjuara më parë.

Një i tillë ka ndodhur edhe së fundmi.

Në fakt, një tifoz i ka kërkuar trajnerit që ta bëjë një zëvendësim dhe ky i fundit e dëgjoi atë, duke ia plotësuar dëshirën

Ish-futbollisti i njohur argjentinas, Gabriel Milito, tash trajner i Argentinos Juniors e dëgjoi një tifoz teksa thirrtë nga tribunat me kërkesën që ta ndërronte njërin lojtar, për ta futur një tjetër që ishte në bankinë në ndeshje me ekipin Union.

Dhe, ish-futbollisti i Barcelonës e dëgjon atë dhe e bën zëvendësimin e kërkuar.

I pyetur se përse e bëri një gjë të tillë, Milito u përgjigj:

“Ne jemi në një demokraci. Liri totale. Tifozi më kërkoi ta vendosja në fushë një mesfushor. Unë i thashë se ishte perfekt, isha dakord me të, por kë? (ai bëri shaka dhe qeshi). Pra të gjithë ne ndihemi protagonistë dhe marrim pjesë në ndërtimin e lojës. Por përgjegjësitë bien mbi trajnerin.”

Pamjet e kapura nga kamerat e “TyC Sports” e kanë bërë xhiron e botës.

Më pas, tifozi me mburrje e sipër iu tregoi miqve të tij se ishte ai që e bëri zëvendësimin.

(Kosova Sot Online)