Punë e kryer, Camara lojtar i Romës

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 18:55
Punë e kryer, Camara lojtar i Romës

Sipas Sky Sport Italia, Mady Camara do të kryejë testet mjekësore nesër para transferimit në Romë ku ka kaluar si i huazuar me mundësi blerje

25 vjeçari pritet të transferohet në Olimpico pasi Gini Wijnaldum e lëndoi fibulën, e cila gjë e detyrojë atë që të jetë jashtë fushave për katër muaj.

Sipas Sky Sport Italia, Camara do të kryejë testet mjekësore nesër për Giallorossi.

Ai do t’i bashkohet skuadrës së Mourinhos për 1.2 milion euro nga Olympiacosi. Marrëveshje mund të kompletohet nëse skuadra e Mourinhos dëshiron ta blejë atë për 12 milionë euro plus bonuse.

Camara do të ateroi në kryeqytetin italian nesër në ora 9:30 të mëngjesit, sipas ekspertit të transferove, Gianluca Di Marzio.

Camara do të jetë nënshkrimi i fundit për Romën. Giallorossi zyrtarizuan dje Andrea Belottin. Italiani u transferua të skuadra romake si transfer pa kontratë, duke nënshkruar një kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për dy vite.

Roma gjatë këtij afati ka transferuar: Zeki Celik, Paulo Dybala, Nemanja Matic dhe Mile Svilar, duke shpenzuar vetëm 7 milionë euro, pa përfshirë këtu bonuset.

(Kosova Sot Online)