Chelsea prish kontratën me futbollistin që i la numrin e fanellës Armando Brojës

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 17:59
Chelsea prish kontratën me futbollistin që i la numrin e fanellës Armando Brojës

Ross Barkley nuk do të jetë më një futbollist i Chelseat.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi anglez, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se mesfushori nuk do të jetë më pjesë e skuadrës, duke i prishur përfundimisht kontratën.

Ky është një lajm i mirë për Thomas Tuchel, me gjermanin që kërkonte me patjetër largimin e Barkleyt, duke parë dhe shumën që ai përfitonte në skuadër, e cila ishte një nga më të mëdhatë në klub.

Kështu mesfushori anglez është një lojtar i lirë dhe do të nisë punën për të gjetur një skuadër tjetër ku do të mund të luajë.

Kujtojmë që në fillim të sezonit, Chelsea i la Armando Brojës numrin e Barkleyt, duke ja bërë me dije anglezit që nuk kishte më vend në ekip për të.

(Kosova Sot Online)