Liverpooli arrin marrëveshje me Juventusin për huazimin e Arthur Melos

  • S.A /
  • 01 September 2022 - 11:08
Liverpooli arrin marrëveshje me Juventusin për huazimin e Arthur Melos

Kur dukej se Arthur Melo do të mbetej te Juventusi, më në fund ka ardhur një lajm i mirë për lojtarin dhe klubin italian.

Zonja e Vjetër nuk e kishte në plane për sezonin e ri, derisa nuk kishte oferta konkrete për brazilianin.

Por në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, Liverpooli ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e brazilianit. 

Do të jetë një huazim i thjeshtë me Liverpoolin që nuk e ka të drejtën e blerjes.

Braziliani është nisur drejt Anglisë ku do t’i kryej testet mjekësore pasdite. 26-vjeçari me të marrë një telefonatë nga Liverpooli ka pranuar menjëherë huazimin në Anfield. 

(Kosova Sot Online )