Sjellja e papërgjegjshme e drejtësisë të nënshtruar e të kapur nga mafia,po i kushtojnë miliona haraç buxhetit të shtetit!

Sjellja e papërgjegjshme e drejtësisë të nënshtruar e të kapur nga mafia,po i kushtojnë miliona haraç buxhetit të shtetit!

Hajrullah Tërnava

  • 01 September 2022 - 09:02

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Sipas raportit gjashtë-mujor financiar të Thesarit të Buxhetit të Kosovës, del që institucionet publike kanë shpenzuar për pagesa të vendimeve të plotfuqishme gjyqësore hiq më pak se 20 milionë e 753 mijë euro. Ky raport ju referohet të dhënave të pjesës së parë të vitit në vazhdim, për gjashtë muaj, pra janar-qershor 2022, ku institucionet e Kosovës, përfshirë edhe komunat e vendit, kanë shpenzuar 20 milionë e 700 mijë euro, 3 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë për vitin 2021, në procese gjyqësore.

-Institucionet e shtetit te Kosovës në procedurat e tyre ndaj kontesteve gjyqësore të rasteve, qoftë të kontesteve pronësore të patundshmërive të ndryshme, qoftë të kontesteve ligjore nëpër institucionet qëudhëhiqen për raste të ndryshme të ankesave të qytetarëve, po i humbin milionat e buxhetit, sikur që në shumë raste qytetarët konsiderojnë se po ju shkelen të drejtat e tyre, qoftë për çështje që ankohen se janë të dëmtuar nga institucioni ku punojnë, e shume ankesa tjera që i bëjnëe për të cilat konsiderojnë se janë të dëmtuar në tëdrejtat e tyre.

Gjyqësori duhet të jetë efikas, dhe sikur institucionet e drejtësisë-gjyqësisë të ishin më të përpikta dhe më tëpërgjegjshme në kryerjen e obligimeve ligjore, që mos ti prolongojnë seancat gjyqësore që në këtë mënyrë mos të zgjasin me vite të tëra sikur që po zgjasin, e që ishte dashur të jenë më të përpiktë në kryerjen e obligimeve profesionale të tyre, që ata i kryejnë si punëpër të cilat paguhen me paga të larta. Sikur secili i punësuar në institucionet e shtetit, duke përfshirë edhe drejtësinë, të sillej në mënyrë të pa varur, të pa ndikuar dhe profesionale, atëherë shteti i Kosovës nuk do të ballafaqohej me këto dëme kaq të larta që po i shkaktohen Kosovës. Sjellja e pa përgjegjshme e zyrtarëve të shtetit në shumicën e institucioneve publike e të drejtësisë, po ndikon që të pasojnë edhe penale të shumta nga të cilat po zhvatet pamëshirshëm buxheti i shtetit të Kosovës. Kjo zhvatje vjen e inskenuar nga nëntoka kriminale, nëpërmes vendimeve të montuara gjyqësore të cilat aranzhohen nga krimopolitika, gjykatat dhe prokuroritë e korruptuara e të nënshtruara ndaj krimit, të cilat shqiptojnë dënime me shuma marramendëse ndaj institucioneve të shtetit dhe kështu në bashkëkoordinim të vazhdueshëm bëhen pjesë e zhvatjes së organizuar të Buxhetit.

Sipas raportit gjashtë-mujor financiar të Thesarit të Buxhetit të Kosovës, del që institucionet publike kanë shpenzuar për pagesa të vendimeve të plotfuqishme gjyqësore hiq më pak se 20 milionë e 753 mijë euro. Ky raport ju referohet të dhënave të pjesës së parë të vitit në vazhdim, për gjashtë muaj, pra janar-qershor 2022, ku institucionet e Kosovës, përfshirë edhe komunat e vendit, kanë shpenzuar 20 milionë e 700 mijë euro, 3 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë për vitin 2021, në procese gjyqësore. Në krye të kësaj liste me shpenzime më të larta është Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ministri kjo që udhëhiqet nga ministri, Librun Aliu. Ministria e Liburn Aliut, ka shpenzuar për gjashtë muaj, ka paguar gati 3 milionë euro pagesa për vendimet gjyqësore të cilat janë trashëguar në procedura gjyqësore nga mandati i kaluar Listës me shpenzime më të larta i prin Ministria e Drejtësisë me 267 mijë euro, Ministria e Financave, 74 mijë euro, ministria e Bujqësisë, 57 mijë euro. E ngarkuar me gjoba të ndryshme gjyqësore është edhe Ministria e Shëndetësisë ngase janë regjistruar 1 milionë e 500 mijë euro që ka paguar SHSKUK krahasuar me vitin e kaluar që kishte paguar 800 mijë euro. Pre e zhvatjes së buxhetit të shtetit, përmes vendimeve të ndryshme gjyqësore janë edhe komunat e Kosovës. Në listën e komunave me më së shumti shpenzime për pagesa të vendimeve gjyqësore del të jetë Komuna e Ferizajt, e dyta Mitrovica, pastaj Gjilani, Drenasi dhe Komuna e Prishtinës. Komuna e Ferizajt është e para për nga këto pagesa. Kjo komunë ka paguar 3 milionë e 139 mijë euro në emër të aktvendimeve të plotfuqishme gjyqësore për shkak të rasteve të ndryshme në konteste gjyqësore të cilat janë humbur nga ana e Komunës.

Nga humbja e rasteve të padive nëpër gjykata shuma të konsiderushme të mjeteve të buxhetit kanë humbur, paguar edhe Komuna e Mitrovicës me 2 milionë e 172 mijë euro, Gjilani me 1 milion e 955 mijë euro, Komuna e Prishtinës ka paguar 1 milionë e 320 mijë euro nga 871 mijë euro vitin e kaluar për këto shpenzime teksa e dyta është Komuna e Drenasit me 1 milion e 328 mijë euro nga 200 mijë që kishte paguar vitin e kaluar. Prej komunave që ka shpenzuar më së paku në emër të vendimeve gjyqësore nëpër gjykata është Komuna e Dragashit me vetëm 47 euro. Sipas raportit të Lëvizjes Fol, Institucioni i Avokaturës Shtetërore është angazhuar për vitin 2022 në 3 mijë e 417 lëndë të reja gjyqësore, apo 1 mijë e 237 lëndë më shumë se në vitin 2021. Institucioni i Avokaturës Shtetërore nga 1,584 aktgjykime, sipas raporti të FOL, i kishte fituar 681 raste, ndërsa 672 i kishte humbur. “Gjatë kësaj periudhe ishin sjellë edhe 138 vendime nga procedurat e shpronësimit (vlera totale e të cilave ishte 22,253,219.69 €) dhe 83 vendime të përmbarimit (me vlerë prej 2,948,687.17 €). Nga këto përfaqësime, institucionet e Republikës së Kosovës kishin fituar gjithsej 5,579,530.99 €. Ndërkaq shuma e paguar nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës palëve që kanë pasur sukses në kontestet gjyqësore në vitin 2021 ishte 2,139,988.49€”, thuhet në raportin me titulli: Performanca e Avokaturës Shtetërore gjatë vitit 2021. Buxhetit të shtetit i kanë kushtuar shumë edhe emërimet e shkarkimet e bordeve, ato të personave përgjegjës, kanë bërë që të rriten edhe lëndët në gjykata. Nga këto lëndë, buxheti i shtetit është dëmtuar me 325 mijë euro. “178 vendime të sjella gjatë periudhës janar-tetor 2021 nga këto lëndë ishin në lidhje me kontestet e punës, e me theks të veçantë për shkarkimet e padrejta nga puna e të punësuarve në institucionet publike. Vlera e fituar e institucioneve shtetërore veçanërisht nga kontestet e punës ishte 120,300.11 €, ndërsa vlera e humbur ishte dyfish më shumë, përkatësisht 325,389.99”, thuhet në raport. Gjithashtu, Qeveria e Kosova gjatë vitit 2021 është përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore në 5 mijë e 310 seanca gjyqësore. Nga vet eksperienca e Ministrisë sëDrejtësisë, është e domosdoshme që vetë Ministria e drejtësisë të nxjerr një udhëzim të brendshëm administrative, në formë të qarkores, dhe të paralajmërohen të gjitha instancat lokale e qendrore, për hetimin e tyre dhe përgjegjësitë që do të pasojnë, për mënyrën e sjelljes së vendimeve që mundë të bien ndesh me ligjin, të orkestruara dhe të montuara në bashkëveprim me grupet mafioze të interesit, krimin e organizuar, për të zhvatur buxhetin e shteti në këtë mënyrë, duke dërguar qëllimisht rastet në gjykatë, dhe duke përfituar e ndarë tallin së bashku me nëntokën e krimit të organizuar. Dëmet e mëdha që i shkaktohen Kosovësjanë edhe lëndët nëpër gjyqe që stërzgjaten me vite të tëra duke u prolongue dhe nuk kryhen shpejtë, por shpesh gjykatat për vepra të ndryshme të ankesave apo padive që i bëjnë qytetarët, nuk i kryejnë me kohë dhe ato gjykime duke u prolongue, shtetit të Kosovës i kushtojnë shumë, sepse ka kontest që pala e ankuar e fiton por që ai kontest ka zgjat mbi 10 vite, dhe krejt për atë kohë aq të gjatë në mënyrë retroaktive iu paguhen palëve për kontestin e fituar si palë të dëmtuara, që e fitojnë kamatën 7% nga shuma e pareve e vonuar aq sa ka zgjat procedura përfundimtare e gjykimit, paret si bazë që janë caktuar sipas ankesës sëpalës së dëmtuar, prandaj me këto çështje ishte dashur tëmerren institucionet e drejtësisë, dhe ta gjejnë mënyrën sa ma efikase që gjyqet në gjykimet e tyre mos tëstërzgjaten shume, sepse çdo stërzgjatje i kushton më së shumti Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".