Pas vazhdimit të kontratës, Broja: Chelsea është klubi që kam ëndërruar gjithë jetën, shpresoj të luaj shumë ndeshje

  • E.K /
  • 02 September 2022 - 22:19
Pas vazhdimit të kontratës, Broja: Chelsea është klubi që kam ëndërruar gjithë jetën, shpresoj të luaj shumë ndeshje

Armando Broja ka nënshkruar edhe zyrtarisht kontratë të re me Chelsean.

Klubi i Chelseat njoftoi zyrtarisht këtë të premte për rinovimin e kontratës me sulmuesin shqiptar.

“Më mungojnë fjalët vetëm duke menduar për këtë. Është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës sime, klubi që unë mbështes dhe klubi që dua. Unë kam qenë këtu që kur kam qenë fëmijë, kështu që është një ndjenjë surreale për mua dhe familjen time”, tha Broja për faqen zyrtare të klubit.

“Të mund të vesh fanellën blu me ekipin e parë është një ëndërr e bërë realitet. Është e mahnitshme çdo minutë që luani në fushë, sepse ky është një nga klubet më të mëdha në botë. Gjithmonë ka konkurrencë dhe të gjithë duan të luajnë, kështu që unë jam i lumtur që kam mundësinë të jem pjesë e saj. Shpresoj që të luaj shumë ndeshje dhe të jem pjesë e suksesit të ekipit”, shtoi ai.

Broja ka regjistruar tri paraqitje në Premierligë këtë sezon, duke u inkuadruar si zëvendësues.

Reprezentuesi i Shqipërisë u rikthye këtë sezon te Chelsea, pasi në sezonin e kaluar luajti si i huazuar te Southamptoni.

Armando Broja me Southamptonin regjistroi paraqitje të mira, teksa shënoi 9 gola.

(Kosova Sot Online)