U eliminua nga US Open, Nick Kyrgios shfaqet shumë i zemëruar pas ndeshjes

  • S.A /
  • 07 September 2022 - 10:01
U eliminua nga US Open, Nick Kyrgios shfaqet shumë i zemëruar pas ndeshjes

Nick Kyrgios është jashtë US Open pasi përfundimisht u mposht nga rusi Karen Khachanov në një çerekfinale të tensionuar në Nju Jork. 27-vjeçari australian, i cili kishte nevojë për trajtim në kofshën e majtë pas setit të parë, humbi 7-5 4-6 7-5 6-7 6-4, duke u eliminuar në fazën çerekfinale. Pas përfundimit të ndeshjes, ai e shfryu inatin në dy raketat e tij, duke i prishur për toke.

“Ndjehem sikur kam zhgënjyer kaq shumë njerëz. Ndjehem sikur këto katër turne janë të vetmet që do të kenë rëndësi. Është sikur duhet t’i filloni të gjitha përsëri. Më duhet të pres deri në Australian Open. Është thjesht shkatërruese, është zemërthyese. Jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që e di që duan që unë të fitoj. Por gjithë meritat për Karen. Ai është një luftëtar”, deklaroi pas ndeshjes Kyrgios.

(Kosova Sot Online )