Ishte pranë kalimit te Chelsea, Kounde tallet keq pas humbjes së tyre ndaj Dinamo Zagrebit

  • S.A /
  • 07 September 2022 - 09:21
Ishte pranë kalimit te Chelsea, Kounde tallet keq pas humbjes së tyre ndaj Dinamo Zagrebit

Chelsea e nisi me humbje dje edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

“Blues” u mposhtën 1:0 në udhëtim nga Dinamo Zagrebi.

Pas kësaj humbje, erdhi edhe reagimi nga qendërmbrojtësi i Barcelonës, Jules Kounde.

“Për pak sa nuk iu bashkova atyre. Forca Barça”, shkroi ai.

Megjithatë, ai më pas e fshiu postimin.

Kounde ishte shumë pranë nënshkrimit me Chelsean, por në fund Barcelona u tregua më e saktë. 

(Kosova Sot Online )