Zyrtare/ Pjanic largohet nga Barcelona dhe fluturon për në Arabi

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 19:43
Zyrtare/ Pjanic largohet nga Barcelona dhe fluturon për në Arabi

Prej disa kohësh, Miralem Pjanic po kërkonte për një rrugëdalje për t’u larguar nga Barcelona pavarësisht mbylljes së merkaton pothuajse në të gjitha kampionatet.

Dhe duket se gjithçka është zgjidhur, pasi mesfushori boshnjak ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin e FC Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 “I urojmë mirëseardhjen në ekipin tonë të futbollistit boshnjak Miralem Pjanic (32). Ai vjen nga Barcelona si lojtar i lirë me një kontratë dyvjeçare me mundësi rinovimi.”

Pjanic hoqi dorë nga të ardhurat e mbetura nga kontrata që e lidhi me Barcelonën deri në vitin 2024 dhe në këmbim katalanasit e lanë të shkojë falas në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Edhe pse trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, gjatë periudhës përgatitore tha se Pjanic e bindi për cilësitë e tij dhe se do të mbetej në skuadër, ishte e qartë që në fillim se ai ishte i padëshiruar nga spanjolli.

Pjanic është një nga tre lojtarët që nuk ka marrë asnjë minutë në ndeshjet zyrtare të Barcelonës deri më tani, pas së cilës ka vendosur të ndryshojë mesfushën.

(Kosova Sot Online)