
Prishtina barazon me Gjilanin, Ferizaj triumfon ndaj Llapit

Prishtina dhe Gjilani janë ndarë baraz 1:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superligë.
Elton Cale kaloi gjilanasit në epërsi në minutën e 40-të, kurse në të 66-të Kreshnik Uka barazoi shifrat nga penalltia.
Me këtë barazim, Gjilani vazhdon të prijë në tabelë me 14 pikë, kurse Prishtina gjendet e katërta me tetë.
Ndërkohë, fitore realizoi Ferizaj, i cili e mposhti Llapin me rezultat 2:1
Ferizajasit realizuan dy herë në pjesën e parë nëpërmjet Astrit Fazliut dhe Ramush Ramadanit.
Kurse, në minutën e 73-të, Ilir Krasniqi ngushtoi epërsinë, por mysafirët nuk mund të bënin diçka më tepër.
Me këtë fitore, Ferizaj shkon në vendin e gjashtë në tabelë me gjashtë pikë, kurse Llapi bie në vendin e parafundit me pesë pikë.
(Kosova Sot Online)