
Lajme të mira për Arsenalin, Partey stërvitet me skuadrën

Arsenali kishte mbetur për momentin pa disa nga lojtarët kyç, por së paku një nga ta mund të rikthehet për ndeshjen e së dielës kundër Brentfordit
Pas një starti të qetë të sezonit sidomos për mjekët e ekipit, Arsenali ka pasur një sërë lëndimesh javëve të fundit, sidomos kur është në pyetje mesfusha.
Së pari ishte Thomas Partey, i cili nuk luajti dhe pastaj erdhi lëndimi i Mohamed Elneny, duke lënë Mikel Artetan pa shumë opsione në mesfushë.
Tifozët shpresonin që të shihnin fytyra të reja derisa merkato po mbyllej por Aston Villa arriti që ta mban në skuadër Douglas Luiz.
Por, lajmi i mirë është së mesfushori Thomas Party, që u lëndua më 20 gusht në ndeshjen kundër Bournemouth, është gati të kthehet, pasi që ganezi ka bërë stërvitje të plota këto ditë.
Partey ishte kthyer në stërvitje që për ndeshjen më 11 shtator me Everton, por kjo ndeshje u shty shkaku i vdekjes së Mbretëreshës.
Zinchenko nga ana tjetër nuk pritet që të kthehet në fushë deri më 1 tetor, e ku ai mund të luajë në derbin që Arsenali e zhvillon kundër Tottenhamit.
Në anën tjetër, pak më gjatë pritet të mungojë Mohamed Elneny. Sipas klubit, muajin janar është më i hershmi ku ai do të kthehet.
Një problem tjetër me Arsenalin është edhe lëndimi i vazhdueshëm i Emile Smith Rowe, natyra e lëndimit te të cilit është ende e paqartë. Ajo që dihet është së Smith Rowe është në dyshim për ndeshjen e Arsenalit kundër Brentford më 18 shtator.
Cedric Soares besohet po ashtu që do të jetë jashtë deri më 1 tetor, ashtu si edhe Nelson që po ashtu pritet të jetë gati për derbin e Londrës Veriore, Arsenal – Tottenham.
(Kosova Sot Online)