Klubet e mëdha angleze në garë për Bellingham

  • S.A /
  • 17 September 2022 - 10:37
Klubet e mëdha angleze në garë për Bellingham

Chelsea raportohet se është klubi i radhës nga Premierliga që i është bashkuar garës për transferimin e Jude Bellingham. 19-vjeçari po vazhdon me formën e lartë te Borussia Dortmundit, teksa ai vlerësohet si një prej futbollistëve me të ardhme të ndritur. Bellingham ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, por klubi gjerman do ta ketë të vështirë ta mbajë edhe më gjatë lojtarin në skuadër.

Manchester United dhe Liverpooli vazhdojnë të konsiderohen si klubet favorite për transferimin e mesfushorit, por tani ata do të përballen me një konkurrencë nga Chelsea. Sipas “The Sun”, klubi nga Londra po përgatitet për të bërë një lëvizje për Bellinghamin në afatin kalimtar të verës së vitit 2023. Borussia Dortmundi thuhet se nuk do të lejojë largimin e reprezentuesit të Anglisë për ndonjë çmim nën 100 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )