Ylli mbajti stërvitjen e parë në Lisbonë

  • A.P /
  • 20 September 2022 - 20:14
Ylli mbajti stërvitjen e parë në Lisbonë

Golden Eagle Ylli ka mbajtur sot seancën stërvitore në Lisbonë të Portugalisë.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të debutojë nesër në Ligën e Kampionëve, përkatësisht në kualifikimet e kësaj gare 

Ylli duhet t’i kalojë tre kundërshtarë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic në ndeshjen e parë kualifikuese do të përballet me Benfican. Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën në Lisbonë, me fillim prej orës 22:00 (sipas kohës tonë lokale).

(Kosova Sot Online)