Trajneri i Zvicrës e përmend kundërshtarin më të fortë në grup, nuk është Kosova

  • A.P /
  • 09 October 2022 - 14:39
Trajneri i Zvicrës e përmend kundërshtarin më të fortë në grup, nuk është Kosova

Trajneri i Zvicrës e përmend kundërshtarin më të fortë në grup, nuk është Kosova

Në Frankfurt të Gjermanisë sot është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2024.

Kosova do të jetë në grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin tha se Izraeli është kundërshtari më i fort në grup, ndërsa theksoi se mezi e pret ndeshjen ndaj Kosovës.

“Mendoj se Izraeli është kundërshtari më i fortë në grup. Sigurisht që kemi shumë miq kosovar, mezi po e presim duelin. Është grup i kalueshëm”, tha Yakin.

Kampionati Evropian i vitit 2024 do të zhvillohet në Gjermani. 

(Kosova Sot Online)