Aston Villa e shkarkon Gerrardin

  • S.A /
  • 21 October 2022 - 08:28
Aston Villa e shkarkon Gerrardin

Steven Gerrard është shkarkuar nga posti i menaxherit të Aston Villës pas humbjes nga Fulhami, 3:0, respektivisht pas rezultateve të dobëta në Premierligë. “Klubi i Futbollit Aston Villa mund të konfirmojë se trajneri kryesor, Steven Gerrard, është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm.


Ne dëshirojmë ta falënderojmë Stiven Gerrard për punën dhe angazhimin e tij të palodhur dhe i urojmë atij më të mirën për të ardhmen”. Nga 11 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon, Aston Villa i ka tubuar vetëm 9 pikë.

(Kosova Sot Online )