Uzuni rinovon kontratën me Granadan

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 17:50
Uzuni rinovon kontratën me Granadan

Myrto Uzuni ka nënshkruar kontratë të re me Granadan.

Reprezentuesi shqiptar do të jetë i lidhur me klubin spanjoll deri në vitin 2026.

Uzuni po kalon formë të mirë këtë sezon me Granadan në La Liga 2.

Nga 11 paraqitje deri më tani në kategorinë e dytë futbollit spanjoll, 27-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka kontribuar me 1 asistim.

Sulmuesi nga Berati është pjesë e Granadas nga 31 janari i këtij viti.

(Kosova Sot Online)