Ronaldo s’e ka ndërmend të largohet nga Evropa

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 15:59
Ronaldo s’e ka ndërmend të largohet nga Evropa

Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të largohet nga futbolli evropian.

Ylli portugez po planifikon të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Por, “CR7” e sheh veten ende duke luajtur në Kontinentin e Vjetër.

Për këtë siguron gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.

37 vjeçari i ka prishur përfundimisht punët me “Djajtë e Kuq”, ndërsa u suspendua së fundmi për ndeshjen me Chelsean dhe u zhvendos për të ushtruar me ekipin e të rinjve.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë lidhet me një kalim të mundshëm në Chelsea për pjesën e dytë të sezonit, me mundësi të vazhdimit të bashkëpunimit për një vit tjetër.

Ronaldo dëshiron të luajë përsëri në Ligën e Kampionëve dhe një gjë të tillë ia mundojnë “Blues”.

Me këtë rast, ai i heq nga alternativa dhe nga opsionet klubet amerikane nga liga MLS apo edhe Arabinë Saudite, ku e presin disa klube.

Krahas Chelseat, në opsion për kampionin e Evropës me Portugalinë është edhe ekipi i tij i parë profesionist, Sporting Lisbona, prej nga më pas pati eksperienca të suksesshme edhe në Manchester United, në Real Madrid dhe në Juventus. 

(Kosova Sot Online)