Zbulohet edhe kushti që duhet pranuar nga Ronaldo

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 19:37
Zbulohet edhe kushti që duhet pranuar nga Ronaldo

Janë bërë të njohura kushtet e rikthimit të Cristiano Ronaldos në skuadrën e parë të Manchester Unitedit.

Portugezi u gjobit dhe u suspendua nga skuadra, pasi nuk kishte pranuar të inkuadrohej si zëvendësues në ndeshjen kundër Tottenhamit në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Dhe, sipas “The Athletic”, çështja e rikthimit të Ronaldo në skuadër do të vendoset pas një bisede me trajnerin, Erik ten Hag.

Ten Hag nuk ka ndërmend të ndryshojë pozicionin e tij – ai e sheh Cristianon si një nga opsionet për të forcuar skuadrën, por jo një lojtar që i garantohet një vend në formacionin bazë.

Trajneri dëshiron të dëgjojë se çfarë mendon 37-vjeçarin për situatën dhe nëse është gati të pranojë të mos jetë në formacionin titullar në çdo ndeshje.

Tutje thuhet se nëse Ronaldo pajtohet me kushte të tilla dhe kërkon falje për sjelljen e tij, ai do të mund kthehet në stërvitje me skuadrën e parë. 

(Kosova Sot Online)