Xavi: Nëse shkojmë në Ligën e Evropës, do të mundohemi ta fitojmë atë

  • A.P /
  • 25 October 2022 - 15:03
Xavi: Nëse shkojmë në Ligën e Evropës, do të mundohemi ta fitojmë atë

Xavi Hernandez është i vetëdijshëm se Barcelona mund të përfundojë në Ligën e Evropës.

Gjiganti katalunas duhet t’i fitojë dy ndeshjet e fundit të grupit në Ligën e Kampionëve dhe të shpresojë në dy gabime të Interit.

Kjo do të jetë e vështirë të ndodhë edhe pse futbollit nuk i dihet kurrë

“A i kam studiuar kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Evropës? Jo dhe aq shumë (qeshet). Do të mendojmë në kohën e duhur. Nëse nuk e kalojmë këtë fazë të Ligës së Kampionëve, do të përballemi me Ligën e Evropës me objektivin për ta fituar atë”, deklaroi Xavi në konferencë për shtyp.

Aktualisht, gjiganti katalunas e sheh veten në pozitën e tretë në Grupin C me 4 pikë, tri më pak se Interi, i cili është i dyti.

Bayerni si lider e ka siguruar tashmë kualifikimin në të tetën e finales së Championsit.

Barça do të përballet nesër mbrëma me gjigantin bavarez.

(Kosova Sot Online)