Chelsea fiton ndaj Salzburgut dhe e siguron kualifikimin tutje

  • A.P /
  • 25 October 2022 - 20:51
Chelsea fiton ndaj Salzburgut dhe e siguron kualifikimin tutje

Chelsea ka arritur të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Blutë e Londrës triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Salzburgut në javën e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kovacic kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 23-të të ndeshjes

Adamu barazoi shifrat në minutën e 49-të, por Havertz me një gol të bukur riktheu epërsinë e londinezëve.

Me këtë fitore, tani Chelsea ka shkuar në koutën e 10 pikëve në vendin e parë, kurse Salzburg mbetet i dyti me gjashtë pikë.


(Kosova Sot Online)