PSG fiton bindshëm ndaj Maccabi Haifas, shkëlqejnë Messi dhe Mbappe

  • A.P /
  • 25 October 2022 - 22:54
PSG fiton bindshëm ndaj Maccabi Haifas, shkëlqejnë Messi dhe Mbappe

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore ndaj Maccabia Haifas me rezultat 7:2 dhe e ka siguruar kualifikimin tutje në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Messi e hapi llogarinë e golave në minutën e 19-të me një gol të bukur.

Mbappe e Neymar shënuan nga një herë, kurse Messi e shënoi edhe të dytin në pjesën e parë, e cila u mbyll me rezultat 4:1

Mbappe  realizoi për 5:2, kurse autogoli i Goldberg dhe një gol i Soler vendosën për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 11 pikëve në vendin e parë dhe e siguron kualifikimin tutje. 


(Kosova Sot Online)