Ten Hag: Më pëlqen ky shpirt fituesi i skuadrës, duhet ta mbajmë atë

  • S.A /
  • 31 October 2022 - 08:34
Ten Hag: Më pëlqen ky shpirt fituesi i skuadrës, duhet ta mbajmë atë

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, e ka analizuar fitoren e ngushtë ndaj West Ham Unitedit. Trajneri holandez kërkon nga lojtarët e tij që të vazhdojnë me qasje të tillë, për t’u treguar të suksesshëm edhe në ndeshjet e ardhshme. “Në këtë skuadër ka qëndrim, angazhim dhe shpirt fituesi. Jemi përmirësuar në krahasim me fillimin e sezonit. Duhet ta mbajmë dhe ta ruajmë këtë progres Ju pëlqen edhe lojtarëve, ta zhvillojmë një lidhje me ta është e rëndësishme”, deklaroi pas lojës Ten Hag për mediumin “MOTD”.

Ai i lavdëroi edhe lojtarët individualisht, mbi të gjitha Rashfordin dhe Maguiren.

“Është fantastike të kesh lojtarë aq të mirë që vijnë nga akademia, siç është Rashford, i cili e bëri një ndeshje të madhe. Maguire ishte i shkëlqyeshëm në mbrojtjen e zonës ajrore, është një lojtar i madh dhe një mbrojtës i shkëlqyeshëm. E pamë edhe sot se sa i rëndësishëm është për ne”, përfundoi ish-trajneri i Ajaxit.

(Kosova Sot Online )